Tipet e transaksioneve

EXW – EX WORKS

EXW (Ex Work) ky term nënkupton detyrimet e shitësit për të vënë në dispozicion mallin sipas kushteve të tij. Shitësi nuk është përgjegjës për ngarkimin e mallit në një mjet të siguruar nga pala blerëse, e cila më pas mbart të gjithë koston e përfshirë në sjelljen e mallit deri në destinacionin e dëshiruar.

FOB – FREE ON BOARD

Në termin FOB mallrat vendosen në bordin e anijes nga shitësi në portin e ngarkesave të përmendura në marrëveshjen e shitjes. Rreziku i humbjes ose dëmtimit të mallrave i transferohet blerësit, kur malli ngarkohet në bordin e anijes, trenit, etj. Në këtë rast shitësi kryen pagesën e ngarkimit të mallit.

FCA – FREE CARRIER

Në termin FCA shitësi përmbush detyrimet e tij në dorëzimin e mallit, gati për eksport, në ngarkim të transportuesit të emëruar nga blerësi për në vendin e caktuar. Nëse nuk tregohet një pikë e saktë nga blerësi, shitësi mund të zgjedhë brenda vendit ose intervalit të përcaktuar, ku transportuesi do t’i marrë mallrat në ngarkim të tij.

FAS – FREE ALONGSIDE SHIP

FAS nënkupton që shitësi është përgjegjës për koston e transportimit dhe dërgimit të mallrave pranë anijes në një port në shtetin e tij. Mëqenëse blerësi ka përgjegjësi për eksportin, ky nuk është një inkoterm i përdorshëm për eksportet e SHBA-së. FAS duhet të përdoret vetëm për dërgesat oqeanike pasi rreziku dhe përgjegjësia transmetohen nga shitësi tek blerësi kur mallrat janë vendosur brënda mundësive të vinçit të anijes.

CFR – COST AND FREIGHT

Termat CFR kërkojnë që shitësi të paguajë kostot dhe transportin e nevojshëm për të sjellë mallrat në destinacionin e përmendur, por rreziku i humbjes ose dëmtimit të mallrave, si dhe çdo rritje kostoje, barten nga shitësi tek blerësi kur mallrat shkarkohen nga anija në portin e shkarkimit. Siguracioni është përgjegjësi e blerësit.

CIF – COST, INSURANCE AND FREIGHT

Termat CIF përfaqësojnë Kosto, Sigurim dhe Transport. CIF është e ngjashme me CFR me kërkesën shtesë që shitësi blen sigurimin kundër rrezikut të humbjes ose dëmtimit të mallrave. Shitësi duhet të paguajë premiumin. Sigurimi është i rëndësishëm në transportin ndërkombëtar, më shumë se sa transporti i brëndshëm amerikan, sepse ligjet e SHBA-së në përgjithësi mbajnë transportuesin përgjegjës për mallrat e humbura ose të dëmtuara.

CPT – CARRIAGE PAID TO

CPT nënkupton që shitësi duhet të paguajë transportin për mbartjen e mallrave në destinacionin e përmendur. Rreziku i humbjes ose dëmtimit të mallrave dhe çdo rritje e kostos transferohet nga shitësi tek blerësi kur mallrat janë dorëzuar në ruajtje të transportuesit të parë dhe jo në kalatë.

CIP – CARRIAGE AND INSURANCE PAID TO

CIP ka të njëjtin kuptim si inkotermi CPT, por përveç kësaj shitësi paguan për sigurimin nga humbja e dëmit.

DAF – DELIVERED AT FRONTIER

DAF do të thotë se përgjegjësia e shitësit është e plotë kur mallrat kanë mbërritur në kufi, por para kufirit doganor të vendit të përmendur në kontratën e shitjes. Ky blerës është përgjegjës për koston e mallrave për detyrimet doganore.

DDU – DELIVERED DUTY UNPAID

Shitësi duhet të bartë shpenzimet e përfshira në transportimin e mallrave, si dhe kostot dhe rreziqet e kryerjes së formaliteteve doganore. Blerësi paguan detyrimet dhe duhet të paguajë çdo kosto shtesë të shkaktuar nëse malli nuk është zhdoganuar në kohë.

DDP – DELIVERED DUTY PAID

Shitësi duhet të paguajë shpenzimet e përfshira në transportimin e mallrave, si dhe kostot dhe rreziqet e kryerjes së formaliteteve doganore. Shitësi paguan detyrimet doganore dhe blerësi duhet të paguajë çdo kosto shtesë nëse malli nuk është zhdoganuar në kohë. DDP nuk përdoret në rastet kur shitësi nuk ka liçensë importi.